LAJME / E Mërkurë 15 Korrik 2026, 19:07

TRAGJEDI E MADHE: Nënë dhe foshnjë humbën jetën pak çaste më parë në një aksident të tmerrshëm në Halkidiki – ja informacionet e para.

Një aksident tragjik me pasoja fatale ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale **Nea Moudania – Nikiti** në Halkidiki, ku kanë humbur jetën një nënë dhe foshnja e saj.

Sipas informacioneve të para, aksidenti ndodhi rreth orës **18:30**, kur një **cisternë** u përplas me një **automjet pasagjerësh**. Në automjet ndodheshin katër anëtarë të një familjeje.

Sipas mediave greke, ekipet e zjarrfikësve mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe përdorën pajisje speciale për të nxjerrë personat e bllokuar në automjet. Gruaja dhe foshnja u nxorën pa shenja jete, ndërsa bashkëshorti i saj dhe një fëmijë tjetër i mitur u shpëtuan me lëndime të rënda.

Të katër u transportuan me autoambulanca të shërbimit emergjent **EKAB**, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Në operacionin e shpëtimit morën pjesë tetë zjarrfikës me tre automjete, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE