LAJME / E Mërkurë 15 Korrik 2026, 17:05

Ngjarje tronditëse që ta rrënqeth shpirtin ndodhi në Gjilan

Një rast i rëndë, që po trajtohet si dhunim i një të miture, është duke u hetuar nga autoritetet në Gjilan, raportojnë burime të Sinjalit.

Sipas këtyre burimeve, viktima është një vajzë 14-vjeçare, e cila, sipas dosjes hetimore, ka probleme të theksuara shëndetësore.

Dyshimet janë ngritur pasi e mitura iu nënshtrua kontrolleve mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku mjekët konstatuan indicie që kërkonin ekzaminime të mëtejshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, vajza është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për ekzaminime të specializuara dhe procedura mjeko-ligjore, me qëllim sqarimin e plotë të gjendjes së saj.

Sipas burimeve të Sinjalit, në këtë fazë të hetimeve ende nuk është identifikuar një person i dyshuar në lidhje me rastin.

Pas raportimit të rastit, Njësia për Hetime Kriminale në Stacionin Policor të Gjilanit ka nisur veprimet e para hetimore, duke grumbulluar prova dhe dëshmi që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në proces janë përfshirë edhe Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i Viktimave dhe institucionet e tjera kompetente, të cilat po ofrojnë mbështetjen dhe mbrojtjen e nevojshme për të miturën.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunim”, ndërsa hetimet janë marrë në kompetencë nga Hetimet Rajonale në Gjilan.

Autoritetet nuk kanë bërë publike detaje të tjera për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe moshës së viktimës. Personi ose personat që mund të përfshihen në këtë çështje prezumohen të pafajshëm derisa përgjegjësia e tyre të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE