LAJME / E Mërkurë 15 Korrik 2026, 19:07

Mediat gjermane zbulojnë detaje të reja për sulmin ndaj autobusit shqiptar në Bavari

Sulmi ndaj një autobusi shqiptar në Gjermani, i ndodhur vitin e kaluar, rikthehet në vëmendje pas raportimeve të reja të mediave gjermane, të cilat hedhin dritë mbi motivet e mundshme të ngjarjes.

Sipas gazetës gjermane Mittelbayerische, hetimet kanë përqendruar dyshimet se autorët kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet se ishin të lidhura me aktivitetin e trafikut të drogës.

“Ishte një raportim që tmerroi mijëra pushues: Në zemër të Bavarisë, në autostradën A93 në rrethin e Kelheim, pasagjerët e një autobusi turistik dyshohet se u sulmuan dhe u grabitën. Tani është konfirmuar: Autorët ia mbathën me një shumë të madhe parash, të cilat mund të kenë ardhur nga pazaret e drogës”, shkruan Mittelbayerische.

Sipas informacioneve të publikuara nga BILD, tre persona të dyshuar përdorën sinjale drite të ngjashme me ato të policisë për të detyruar një autobus të vogël me dhjetë pasagjerë dhe një shofer të dilte nga autostrada A93, pranë daljes Aiglsbach në Bavari.

Autorët e drejtuan autobusin drejt një zone parkimi, ku u prezantuan si efektivë policie dhe pretenduan se do të kryenin një kontroll rutinë. Megjithatë, sipas policisë gjermane, ata kërkuan para dhe dokumente nga pasagjerët.

Autoritetet kanë bërë të ditur se gjatë grabitjes nuk pati persona të lënduar. Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE