
Një ngjarje e rëndë ka tronditur K?rklarelin, ku një burrë qëlloi me armë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tyre 4-vjeçare në një park, ndërsa më pas u largua nga vendi i ngjarjes.
Gruaja, Çisem Çalkant?, u dërgua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Vajza 4-vjeçare u transferua në një spital tjetër për trajtim të specializuar, por ndërroi jetë disa orë më vonë.
Pas kërkimeve të policisë, autori u gjet i pajetë në një fushë të hapur. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se i dha fund jetës me të njëjtën armë që përdori në sulm.
Trupi i 26-vjeçares iu dorëzua familjarëve pas autopsisë dhe u varros në fshatin e saj. Autoritetet kanë bërë të ditur se edhe vajza e vogël do të prehet pranë nënës së saj.
Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë./hurriyet.com.tr, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
