LAJME / E Mërkurë 17 Shtator 2025, 12:12

Ngacmohej vazhdimisht në shkollë, 14-vjeçari i jep fund jetës

Një 14-vjeçar i mori jetën vetes në dhomën e tij, një ditë para se të rifillonte shkolla. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Itali dhe autoritetet kanë nisur menjëherë hetimin për nxitje për vetëvrasje.

Ndërsa Ministria e Arsimit ka urdhëruar inspektime në dy shkolla që ai ka ndjekur. Ngacmimet e vazhdueshme nga bashkëmoshatarët dyshohet të jenë shkaku i tragjedisë.

Mediat italiane shkruajnë se Paolo ishte përballur me ngacmime të përsëritura që nga shkolla fillore. Ai quhej “Paoletta” dhe “Nino D’Angelo” për shkak të pamjes së tij – flokë të gjatë biond – dhe ishte shpeshherë i izoluar nga të tjerët.
Në një rast, një bashkëmoshatar kishte sjellë edhe thikë në klasë, por incidenti u minimizua dhe ankesat e familjes u injoruan.

Sipas mediave italiane, prokuroria e Cassinos ka hapur një çështje për nxitje për vetëvrasje, ndërsa ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka kontaktuar personalisht babain e Paolo-s dhe ka nisur inspektime në shkollën fillore dhe atë të mesme ku djali kishte studiuar.

Këngëtari napolitan Nino D’Angelo, emri i të cilit u përdor për ta tallur Paolo-n, reagoi në rrjetet sociale:
“Na fal Paolo, nëse nuk ishim aty për ty. Më vjen keq që të thirrën me emrin tim”.

Nga ana tjetër, vëllai i Paolo-s, Ivan, përmes një letre drejtuar institucioneve, kërkon drejtësi për vëllain e tij dhe denoncon mungesën e ndërhyrjes, pavarësisht raportimeve të shumta të mëparshme. Familja thekson se ngacmimi është një plagë serioze që, kur neglizhohet, mund të marrë jetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE