LAJME / E Mërkurë 17 Shtator 2025, 12:12

Korrupsioni në burgun e Lushnjës/ Pezullohen nga detyra drejtori e nëndrejtori i IEVP, arrestohet dhe përjashtohet efektivi që mori paratë

Pas publikimit të një videoje mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në burgun e Lushnjës, Irakli Leka, shfaqet duke marrë para në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin dhe nëndrejtorin e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë.

Po ashtu është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion.

Në bashkëpunim me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e SPAK, u bë i mundur edhe arrestimi i punonjësit të dyshuar.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku Shefi i Regjimit të Brendshëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Lushnjë, Irekli Leka, u filmua duke marrë një shumë parash në këmbim të një leje shpërblyese për një të dënuar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërmarrë menjëherë masa administrative dhe disiplinore.

Me Urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm është pezulluar nga detyra drejtori dhe nëndrejtori i institucionit si dhe është përjashtuar nga radhët e Policisë së Burgjeve punonjësi i dyshuar për korrupsion pasiv.

Pas publikimit të pamjeve filmike në emisionin investigativ “Stop”, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe nën koordinimin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka bërë të mundur arrestimin e punonjësit të dyshuar brenda 30 minutash nga transmetimi i materialit filmik.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve falënderon median për angazhimin e saj në zbardhjen e rasteve të abuzimit me detyrën dhe thekson angazhimin e palëkundur për të garantuar integritetin, transparencën dhe zbatimin me përpikëri të ligjit në çdo hallkë të sistemit penitenciar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE