
Aktivistja Evi Kokalari, e cila ka shpallur kandidaturën e saj për kreun e PD-së, ka sulmuar ashpër ish-kandidatin për deputet Ilir Alimehmetin, pasi ky i fundit ditën e djeshme ka konfirmuar se do të jetë kandidati i PD-së për Tiranën.
Në një postim në rrjetet sociale, Kokalari shkruan se Alimehmeti nuk ka asnjë shans që të behet kryetar i Bashkisë Tiranë, teksa hedh akuza edhe për “pazare” mes tij dhe Berishës.
“Alimehmeti dogji çdo shans në momentin që shiti primaret te Berisha, duke zhgënjyer çdo mbështetës të tij. Ai i shiti primaret dhe në kurriz të të ndjerit Gert Bogdani”, thekson aktivistja në postimin e saj.
Ndërsa më tej, Kokalari e sulmon mjekun teksa shkruan “Jemi super të lodhur me njerëz mediokër, dhe Alimehmeti mediokriteti i vërshon nga çdo qelizë e fytyrës”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
