
Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar për Aleksandar Lazarovin (41) nga Koçani, i cili para disa ditësh u arratis nga Stacioni Policor në Koçan.
Sipas MPB-së, Lazarovi, djali i Metodit dhe Darinkës, kërkohet me urdhër-arrest qendror dhe ndërkombëtar, me kërkesë të Gjykatës Themelore në Koçan, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215, paragrafi 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal.
Rasti tërhoqi vëmendje të madhe pasi 41-vjeçari nga Koçani arriti të arratisej nga ambientet e policisë, ku mbahej për marrje në pyetje.
Sipas informacioneve të mëparshme të MPB-së, më 9 korrik rreth orës 23:55, në hyrje të fshatit Istibanjë të Vinicës, zyrtarët policorë nga SPB Koçan, SPB Dellçevë dhe Njësia Policore e Makedonska Kamenicës arrestuan J.J. (25) dhe A.L. (41), të dy nga Koçani.
Gjatë kontrollit të një automjeti të tipit “Subaru” me targa të Koçanit, të drejtuar nga J.J., ku ndodhej edhe Lazarovi, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të lëndës së bardhë pluhur.
Një ditë më vonë, më 10 korrik në orën 20:35, ndërsa mbahej në Stacionin Policor në Koçan, Lazarovi arriti të arratisej.
“Personi A.L., i cili më parë ishte ndaluar për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e një vepre penale, hapi një dritare nga një prej dhomave dhe u arratis”, njoftoi atëherë Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas disa ditësh kërkimesh, MPB-ja tani e ka zgjeruar kërkimin edhe jashtë kufijve të shtetit, duke shpallur urdhër-arrest ndërkombëtar për gjetjen dhe kapjen e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
