
Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të rivendosë bllokadën ndaj anijeve iraniane në Ngushticën e Hormuzit dhe se do të vendosë tarifa për çdo anije tjetër që kalon nëpër të, raporton CNN.
“Ngushtica e Hormuzit është E HAPUR dhe do të mbetet E HAPUR, me ose pa Iranin. Ne po rivendosim BLLOKADËN IRANIANE, e quajtur kështu sepse ndalon vetëm anijet iraniane ose klientët e tyre të hyjnë ose të dalin. Të gjitha vendet e tjera do të kenë përdorim të drejtë dhe të lirë të Ngushticës”, shkroi ai në një postim në Truth Social.
Trump përsëriti se SHBA-ja do të jetë “kujdestarja” e Ngushticës së Hormuzit dhe se do t’u ngarkojë transportuesve komercialë një tarifë prej 20% të vlerës së ngarkesës së tyre, për ta kompensuar SHBA-në për sigurimin e ngushticës.
“SHBA-ja, duke filluar nga ky moment, do të njihet si ‘KUJDESTARJA E NGUSHTICËS SË HORMUZIT’, por si e tillë, dhe në emër të DREJTËSISË, do të rimbursohet, në masën 20% të çdo ngarkese të transportuar, për çdo dhe të gjitha kostot e nevojshme për kryerjen e detyrës së garantimit të sigurisë dhe mbrojtjes në këtë pjesë shumë të paqëndrueshme të botës”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
