SHOWBIZ / E Hënë 13 Korrik 2026, 21:09

Selvija prek zemrat e të gjithëve, publikon një pjesë nga kënga e papublikuar e Shpat Kasapit

Selvija ka emocionuar ndjekësit e saj me një postim të fundit në InstaStory, ku ka ndarë një fragment nga një këngë e papublikuar e partnerit të saj të ndjerë, Shpat Kasapi.

Në videon e publikuar, ku në sfond shfaqet hëna e plotë, dëgjohen disa vargje të këngës, ndërsa mbi të ajo ka shkruar një mesazh të shkurtër, por shumë prekës:

“Kënga që nuk kam fuqi ta publikoj…”, shoqëruar me një emoji zemre të thyer.

“Sa herë që vjen nata tregom a t’vijë në mendje, a je t’u e pa këtë hënë…”

Postimi ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët kanë shprehur mbështetjen dhe emocionet e tyre përmes komenteve dhe mesazheve.

Pak javë më parë, Selvija publikoi një tjetër projekt muzikor të Shpat Kasapit, të dedikuar nënave. Ajo ka bërë të ditur edhe më herët se synon të publikojë të gjitha këngët që artisti kishte lënë të papërfunduara, duke ruajtur kështu gjallë kujtimin dhe krijimtarinë e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE