LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 20:08

Dosja e nxehtë e tenderëve/ GJKKO rrëzon akuzat e SPAK, kthen mbrapsht hetimet për ish-kryebashkiakun socialist

Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka refuzuar të kalojë për gjykim dosjen e ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, duke e kthyer atë mbrapsht për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ish-zyrtari i lartë akuzohet për shpërdorim detyre, pas dyshimeve të ngritura nga prokurorët për abuzime me tenderët publikë në Bashkinë e Kavajës.


Sipas gazetares Anila Hoxha, vendimi u mor gjatë seancës paraprake e cila u zhvillua me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Rudina Palloj. Mësohet se përpara këtij vendimi ekstrem, gjykata i kishte lënë kohë dhe mundësi prokurorit të çështjes që të rregullonte dhe riformulonte mënyrën se si e kishte ndërtuar akuzën ndaj Roshit, por sërish argumentet e organit të akuzës nuk kanë qenë bindëse për gjykatën.

Gjatë debateve me dyer të mbyllura, avokati mbrojtës i Elvis Roshit, Andi Skënderi, ka lëshuar akuza të forta ndaj prokurorisë. Ai pretendoi se gjetjet e SPAK-ut, koha e zgjatjes së hetimeve dhe finalizimi i akuzës nuk janë në përputhje me afatet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale, duke kërkuar rrëzimin e saj.

Deri më tani, Gjykata e Posaçme nuk i ka arsyetuar publikisht detyrat konkrete që i ka lënë SPAK-ut për të plotësuar në dosje, por ato pritet t’u komunikohen zyrtarisht palëve në momentin kur vendimi të zbardhet plotësisht.


Akuza për shpërdorim detyre ndaj Elvis Roshit u ngrit vetëm pak muaj më parë, pas një hetimi disamujor të SPAK që skanoi procedurat e disa tenderëve të dyshimtë të zhvilluar në Kavajë gjatë kohës që ai drejtonte bashkinë, dosje e cila tashmë është rikthyer zyrtarisht në pikën zero, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE