LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 20:08

Alarm në Gjermani: Mashtrimet me përfitimet sociale arrijnë shifra marramendëse

Numri i rasteve të mashtrimit me përfitimet sociale në Gjermani mund të jetë dukshëm më i lartë sesa shifrat e raportuara zyrtarisht, pasi dyshohet se ekziston një numër i konsiderueshëm rastesh të paregjistruara.

Sipas një raportimi të gazetës gjermane **“Welt am Sonntag”**, duke iu referuar një zëdhënëseje të Ministrisë Federale të Punës, shumë raste të keqpërdorimit të ndihmave sociale mbeten të pazbuluara për shkak të mungesës së bashkëpunimit dhe ndërlidhjes së pamjaftueshme mes institucioneve përgjegjëse.

Të dhënat zyrtare tregojnë se qendrat e punësimit (**Jobcenter**) gjatë vitit të kaluar kanë nisur rreth **134 mijë procedura hetimore** për dyshime mbi keqpërdorimin e përfitimeve sociale. Në afërsisht **110 mijë raste**, dyshimet janë konfirmuar ose janë bërë kallëzime penale për shkak të bazës së mjaftueshme për hetim.

Kjo paraqet një rritje prej **6.8 për qind** krahasuar me vitin paraprak sa i përket rasteve të dyshuara apo të konfirmuara të keqpërdorimit të përfitimeve sociale. Në këto të dhëna përfshihen edhe shkelje administrative.

Megjithatë, autoritetet gjermane theksojnë se dëmi financiar i shkaktuar nga këto mashtrime nuk mund të përcaktohet me saktësi. Ministria Federale e Punës dhe Ministria e Brendshme nuk disponojnë të dhëna të strukturuara që do të mundësonin llogaritjen e shumës totale të dëmit financiar.

Ekspertët vlerësojnë se përmirësimi i shkëmbimit të informacionit mes institucioneve do të ishte një nga hapat kryesorë për zbulimin më efikas të rasteve të keqpërdorimit të sistemit social, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE