LAJME / E Mërkurë 17 Dhjetor 2025, 13:01

Kërkohe arrestimi i Ballukut/ Analisti: Parlamenti nuk është noteri i SPAK-ut, ja gabimi i rëndë

Analisti Arben Meçe thotë se rasti i Belinda Ballukut është i vetmi ku SPAK-u shkel të gjitha procedurat.

Prokurori është i vetmi që kërkon imunitetin në Parlament, jo gjykata. Pasi merr imunitetin, e dërgon në gjykatë. Në letrën e paraqitur nga prokurori ka një citim që thotë: “Në Parlament do paraqesim provat”. Sepse Parlamenti nuk është noteri i SPAK-ut, por përfaqësues i sovranit.

PS-ja e ka lëshuar mandatin për të gjithë pa përjashtim kur ia ka kërkuar SPAK-u. Për të gjitha ato çështje nuk ka pasur debat sepse shkeljet kanë qenë të vërtetuara. Kjo çështje është e vetmja ku SPAK-u shkel të gjitha procedurat. Nuk kishte arsye për pezulli”, tha Meçe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE