LAJME / E Enjte 8 Janar 2026, 10:10

Jo vetëm shi! Një tjetër qytet “zgjohet” i zbardhur nga dëbora…

Nisin reshjet e dëborës prej orëve të para të mëngjesit në Pogradec.

Sipas të dhënave deri më tani në këtë zonë trashësia e dëborës i ka kaluar më shumë se 5 cm. Mjetet borëpastruese janë në terren prej nisjes së saj për pastrimin e rrugës dhe hedhjes së kripës e skorjes.

Deri më tani qarkullimi në kërë segment rrugor paraqitet pa probleme megjithatë apelohet që drejtuesit e mjeteve të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes, në disa raste edhe manovrat e rrezikshme.

Gjatë natës në këtë zonë temperaturat janë ulur deri në -6 gradë ndërsa edhe këtë mëngjes temperaturat vijojnë të jenë të ulta.

Reshje dëbore ka në të gjitha zonat në lartësi mbi 1000 m nga niveli i detit.

Pamje nga Pogradeci i zbardhur nga dëbora
Pamje nga Pogradeci i zbardhur nga dëbora
, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE