LAJME / E Premte 9 Janar 2026, 11:11

“Je fajtor për zjarrin”- Flakët që përfshinë tregun tek “5 Maji”, sherr mes tregtarit dhe përgjegjësit! Ndërhyn policia

Një incident mes një tregtari dhe përgjegjësit të tregut ka ndodhur në zonën e tregut tek “5 Maji” në Tiranë, aty ku edhe një ditë më parë ra një zjarri i madh duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se tregtari ka akuzuar përgjegjësinë se është fajtor për rënien e zjarri.

Kjo ka detyruar policinë të ndërhyjë dhe ta shoqërojë tregtarin në komisariat.

Ndërkohë mësohet se nga zjarri janë djegur 2 kapanonë me më shumë se 100 magazina, me një sipërfaqe totale rreth 10 mijë metër katror.

Zjarri dyshohet se është shfaqur nga një nga kabujt elektrik diku në mesin e kapanonit. Nga pamjet e kamerave të sigurisë shfaqen flakët, të cilat, sipas ekspertëve, paraprakisht dyshohen prej elektricitetit, prej ngjyrës karakteristike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE