
Ish-finalisti i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Laert Vasili, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën.
Aktori i njohur ka folur më shumë për karrierën e tij artistike, rrugëtimin e tij në këtë edicion të reality show, mendimin e tij për fituesin, Gjestin, por dhe shumë më tepër…
Cilat janë disa nga thashethemet më të çuditshme që ke dëgjuar për veten tënde?
Unë rezultoj i martuar, kam një vilë me pishinë në Athinë, pastaj rezultoj që kam fëmijë… Ka pafund.
Artistët e kanë të zhvilluar intuitën, e ndien që mund të kesh ndonjë fëmijë diku?
Po. Shpeshherë është ajo që e quajnë déjà vu në psikologji… Shoh një skenë të përsëritur gjithmonë, që vjen një person që ti e ke harruar fare, nuk përbën më gjë në kujtesën tënde, nuk është më as lajm. Dhe thotë: “E sheh? Është i yti!” Shumë e bukur, apo jo? Mendoje pak!
Do të doje të ndodhte si skenë?
Po, shumë. Mendoj ngarkesën emocionale. Ti e sheh dhe nëse edhe të ngjan, do ishte perlë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
