LAJME / E Enjte 8 Janar 2026, 11:11

Gjeniu shqiptar në matematikë, që u rendit në vendin e parë në Berlin

Drian Beqa është gjeniu i vogël shqiptar që po shkëlqen në Berlin të Gjermanisë.
Ai ka zënë vendin e parë në Olimpiadën e Matematikës për gjeneratën e tij, duke lënë pas 449 nxënës të tjerë, mes 450 konkurrentëve të përzgjedhur nga shkollat e kryeqytetit gjerman.

Fillimisht, Driani garoi në shkollën e tij, ku u rendit i pari në testet e matematikës. Më pas, ai kaloi me sukses fazën komunale, ku konkurrenca ishte shumë e fortë për shkak të numrit të madh të shkollave në Berlin. Nga kjo fazë u përzgjodhën 450 nxënësit më të mirë, të cilët garuan në Olimpiadën finale të Matematikës.

Në këtë garë, Drian Beqa doli fitues absolut, duke u shpallur nxënësi më i mirë në matematikë i gjeneratës së tij në Berlin.

</ div>

Driani rrjedh nga një familje shqiptare, flet bukur shqip dhe e viziton shpesh Kosovën, duke mbajtur të gjallë lidhjen me rrënjët e tij. Suksesi i tij është një shembull frymëzues për të gjithë fëmijët shqiptarë kudo që ndodhen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE