LAJME / E Mërkurë 17 Shtator 2025, 12:12

Çfarë po ndodh tek Arkivi i Shtetit? Policia kontroll me qen anti-eksploziv!

Forca të shumta, përfshirë njësitë speciale me qen anti-eksploziv, kanë ndërmarrë një kontroll të befasishëm në godinën e Arkivit te Shtetit.

Sipas pamjeve, forcat e rendit janë parë duke kontrolluar ambientet e brendshme dhe të jashtme të institucionit, nën masa të rrepta sigurie. Qentë e trajnuar për zbulimin e lëndëve plasëse janë futur në ambientet e brendshme dhe te jashtme.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet mbi arsyen e saktë të këtij kontrolli.

Kujtojmë që Arkivi i Shtetit është ngjitur me Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dhe Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE