
Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit. Ngjarja është regjistruar në orët e fundit, duke ngritur menjëherë alarmin e autoriteteve.
Forca të Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Deri më tani, identiteti i personit ende nuk është bërë i ditur.
Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të qytetit të Durrësit, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
