LAJME / E Mërkurë 17 Dhjetor 2025, 15:03

Berisha NUK MBAN MË! Paralajmëron PËRJASHTIMIN e Salianjit nga PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha si duket “u tremb” pas takimit të fundit të Ervin Salianjit me demokratët në Elbasan.

Kjo pasi paralajmëroi sot përjashtimin e ish-deputetit.

Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se kishte informacione që organizator i këtij takimi, në mënyrë të tërthortë, ishte Suel Çela, një figurë e njohur për lidhjet e tij me grupe të caktuara të interesit.

Pjesëmarrja në mbledhjen e Salianjit në Elbasan ditën e djeshme ishte goxha e lartë duke shkaktuar kështu edhe valë komentesh nëse ish-deputeti po ia merr “stafetën” kreut të PD-së.

“Në të gjithë karrierën time politike dhe në ditët më të vështira kurrë nuk kam bërë kompromis me krimin. Në qoftë se e ndjek këtë betejë, pavarësisht nga çmimi që ka pasur, është vendimi më i drejtë. Vija e kuqe e Sali Berishës është ndarëse sa i përket bashkëpunimit me krimin. Që një anëtar i kooptuar i kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, të organizojë me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreut e një prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim, kjo është absolutisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë”, tha Berisha.

Sipas tij “ai që ndërmerr një veprim të tillë, tejkalon vijën e kuqe dhe është përgjegjës për veten e tij. Nuk mund të pranoj asnjë formë bashkëpunimi me kartelet e drogës dhe organizatat kriminale. Sa i përket takimit që thoni ju, kemi pasur informacione që pohojnë se Suel Çela ka qenë organizator kryesor në hije I takimit. Përshëndes të gjitha strukturat e Elbasanit që e bojkotuan me neveri një takim të tillë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE