LAJME / E Enjte 8 Janar 2026, 11:11

Berisha i ftoi në tryezë, Lëvizja Bashkë e refuzon: Jeni qelbësira…

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë” Redi Muçi ka refuzuar hapur ftesën e Sali Berishës për t’u ulur në një tryezë opozitare të premten, duke përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me PD-në, tani dhe në të ardhmen.

Muçi theksoi se PD dhe PS janë njësoj fajtore për ndërtimin e një sistemi oligarkiko-politik gjatë 35 viteve të fundit.

Me Partinë Demokratike sigurisht që s’ka për të pasur asnjë lloj bashkëpunimi as në të ardhmen. Këtë e ka shprehur qartë edhe kryetari i Lëvizjes Bashkë, për arsyen e thjeshtë se ne praktikisht e konsiderojmë Partinë Socialiste njësoj fajtore si Partia Demokratike në ngritjen e këtij sistemi oligarkiko-politik që është ngritur në këto 35 vjet.

Në këto dekada pluralizmi politik ka pasur një tendencë si të thuash për ta kanalizuar çdo oponencë tek hullia PS-PD dhe në ato pak raste kur ka pasur marrëveshje mes partish kanë qenë marrëveshje famëkeqe si është ky bashkimi i qelbësirave bashkë qoftë si të thuash Berisha me Metën, qoftë Rama me Metën më pas që i kanë sjellë vetëm të këqija vendit”, tha Muçi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE