Reperi i njohur Capital T ka reaguar pas publikimit të videos shqetësuese nga gazetari Blendi Fevziu, ku tregohej se një grup qytetarësh shqiptarë
ishin mbajtur të ngujuar për më shumë se një orë në një autobus në aeroportin e Beogradit, ndërsa prisnin kthimin drejt Tiranës.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale. Përmes një InstaStory në profilin e tij në Instagram, Capital T shprehu indinjatën e tij me fjalët:
“Sa herë duhet me u djegë, sa plagë duhet me hapë, që me kuptu se armiku, sado maska të veshë, kurrë s’bëhet as mik, e as vëlla.”
Ky reagim i Capital T vjen si një thirrje për vetëdije dhe unitet, duke dënuar hapur sjelljen çnjerëzore dhe diskriminuese ndaj qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE