LAJME / E Shtunë 2 Gusht 2025, 16:04

3 vite pa Jonadën! Autorit i ulet dënimi, 8 policët që shpërdoruan detyrën lihen të lirë

Më 2 gusht 2022, plazhi i Potamit në Himarë u kthye në vendngjarjen e një tragjedie që shokoi gjithë vendin. Jonada Avdia, 7 vjeç, humbi jetën në mënyrë brutale pasi u përplas nga një skaf i drejtuar nga ish-polici Arjan Tase, i cili kishte shkelur zonën e ndaluar për mjete lundruese. Ngjarja ndodhi në sy të pushuesve dhe prindërve dhe u shoqërua protesta.

Më 12 mars të këtij viti, Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Vlorës që dënoi me 18 vite burg ish-policin Arjan Tase. Ky i fundit u shpall fajtor edhe në Apel për ‘vrasje me dashje’, ndërsa dënimi i tij prej 18 vitesh zbret në 12 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Në korrik 2025, Gjykata e Vlorës shpalli të pafajshëm tetë efektivët e policisë që kishin për detyrë të patrullonin zonën e bregdetit atë ditë. Ata u akuzuan fillimisht për shpërdorim detyre, por gjykata vendosi se mungonin provat për t’i mbajtur përgjegjës, vendim që ngriti pikëpyetje pasi neglizhenca nuk mund të tolerohet.

Ngjarja tragjike e humbjes së Jonadës, një fëmijë i pafajshëm që humbi jetën në një mënyrë kaq të dhimbshme, na rikujton rëndësinë e kujdesit dhe përgjegjësisë që duhet të kemi të gjithë për sigurinë e jetëve. Ky rast tregon se, edhe kur ligjet ekzistojnë, neglizhenca dhe mungesa e përgjegjësisë mund të çojnë në pasoja të rënda.

Tragjedia tregon mangësitë e sistemit të drejtësisë dhe sigurisë, ku dënimi i zvogëluar i Arjan Tases dhe pafajësia e efektivëve të policisë nxjerrin në pah nevojën për një zbatim më të plotë të ligjit. Ky rast thekson urgjencën për përmirësimin e përgjegjësisë institucionale dhe sigurisë, për të parandaluar tragjedi të tjera dhe për të siguruar drejtësi të vërtetë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE