
Vdekja e influencuesit Laurent Krasniqi ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
Mes personave më të afërt me të ndjerin ishte edhe TikTok-eri Egzon Sahiti, me të cilin Laurenti kishte ndarë jo vetëm miqësi, por edhe bashkëpunime të shumta në rrjetet sociale.
Që prej ndarjes nga jeta të mikut të tij, Egzon Sahiti nuk ka bërë postime të reja në rrjetet sociale. Ai dhe Laurenti kishin realizuar së bashku një numër të madh videosh në TikTok, duke u bërë të njohur për bashkëpunimet e tyre

Heshtja e Egzonit në rrjetet sociale vjen në një periudhë zie, pas humbjes së mikut dhe bashkëpunëtorit me të cilin kishte ndarë projekte dhe momente të shumta përgjatë aktivitetit të tyre në rrjetet sociale.
