LAJME / E Hënë 14 Shtator 2026, 20:08

Alarmi i rremë për b*mbë në shkollën “Emin Duraku”, Koçiu: Çmenduri kr*minale

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas alarmit fals për bombë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë, në ditën e parë të vitit të ri shkollor.

Telefonata për vendosjen e një bombe u bë rreth orës 06:30 të mëngjesit, duke shkaktuar alarm në institucionin arsimor. Pas kontrolleve të kryera nga autoritetet, rezultoi se njoftimi ishte i rremë dhe në shkollë nuk kishte lëndë shpërthyese.

Hetimet nisën menjëherë nga strukturat e Antiterrorit, të cilat arritën të gjurmonin numrin telefonik nga ku ishte bërë telefonata.

Në pranga është vënë Mandi Jatagani, i cili po priste policinë përpara shkollës duke denoncuar materialet me të cilat ishte rindërtuar shkolla, duke i quajtur ‘si lehtësisht të djegshme’.

Një alarm i rremë për bombë në një shkollë në Tiranë, ditën e parë të mësimit, kur oborret janë të mbushura plot me fëmijë, nuk është një shaka e hidhur, nuk është një test cinik për reflekset e Policisë së Shtetit dhe as një lajthitje e rastësishme e një mendjeje të papjekur, por një çmenduri e mirëfilltë kriminale.

Kjo lloj çmendurie që shpesh tolerohet nën alibinë e një “lirie” pa fre, nuk ka asgjë të përbashkët me lirinë e vërtetë.

Këtyre që ndosin protestën, që e ngatërrojnë lirinë me anarkinë e mendjeve të tyre të boshatisura, duke e kthyer hapësirën tonë publike në një fushë eksperimentesh të dështuara, ligji duhet t’u tregojë shumë shpejt se Shqipëria nuk është një teatër ku mund të luajnë falas dramat e tyre të sëmura.

Refuzimi i këtyre sjelljeve anormale duhet të jetë qëndrim i të gjithë shoqërisë.