
Djali i këngëtares Fifi, Theo, ka nisur një etapë të re në jetën e tij, ditën e parë në kopsht.
Me këtë rast, artistja ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga ambientet e dekoruara të kopshtit, ku shfaqet duke mbajtur të birin në krahë.
Krahas imazhit, Fifi ka zgjedhur t’i kushtojë Theos edhe disa fjalë emocionuese, duke shprehur gjithë ndjeshmërinë e një nëne përballë rritjes së fëmijës së saj.
“Theo bir, të ecë viti mbarë. S’e imagjinoj se si po ecën koha e u rrite, u bëre me ik n’kopsht”, shkruan këngëtarja.

Dita e parë në kopsht shënon një moment të veçantë për Theon, ndërsa Fifi ka ndarë publikisht emocionet e saj për këtë hap të ri dhe për faktin se sa shpejt po rritet i biri.
