SHOWBIZ / E Hënë 25 Maj 2026, 15:03

Lamine Yamal i shkruan bukuroshes shqiptare

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka qenë personi i fundit i njohur që i ka shkruar në rrjetet sociale influenceres shqiptare, Almira Azemi.

Detajet janë zbuluar nga vetë ajo gjatë një interviste në emisionin “Spicy Show” me moderatorin Toney.

E pyetur për emrin më të famshëm që ka pasur në kutinë e mesazheve në Instagram, 23-vjeçarja ka hezituar në fillim, duke thënë vetëm se bëhej fjalë për një personazh të përmasave ndërkombëtare.

Pas disa pyetjeve nga moderatori, i cili fillimisht zbuloi se personi ishte futbollist dhe më i ri në moshë se ajo, Almira ka konfirmuar emrin e Lamine Yamal.


Influencerja pranoi se mesazhi nga futbollisti e ka befasuar, por sqaroi se komunikimi mes tyre ka qenë tërësisht normal dhe miqësor, pa kaluar në premisa të tjera. Aktualisht, sulmuesi i Barcelonës është në një lidhje publike me influenceren Ines Garcia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE