
Këngëtarja Nora Istrefi dhe Robert Berisha nuk janë rikthyer në lidhje.
Prive raporton se nuk ka asgjë mes ish-çiftit dhe se raporti i tyre mbetet vetëm profesional dhe familjar.
Gjithçka që është përfolur së fundmi ka të bëjë vetëm me angazhime pune. Megjithatë, dyshja vazhdojnë të ruajnë një raport korrekt për shkak të vajzës së tyre, duke u përkushtuar bashkërisht në rritjen e saj.
Ata shpesh shihen në aktivitete të përbashkëta familjare, gjë që ka nxitur spekulime për një rikthim, por burime pranë tyre e mohojnë një gjë të tillë.
Të dy artistët janë të fokusuar në projektet e tyre muzikore dhe angazhimet personale, duke e lënë pas të kaluarën si çift.
