
Një ngjarje tragjike është raportuar në Jammu dhe Kashmir të Indisë, ku një 21-vjeçare, e identifikuar si Bile Devi, dyshohet se është hedhur nga Ura e Shivës mbi lumin Chenab.
Sipas mediave indiane, një video e ngjarjes është bërë virale në rrjetet sociale. Në pamje, Devi shihet në urë, ndërsa disa kalimtarë përpiqen ta ndalojnë. Ajo duket se u thotë lamtumirë personave përreth përpara se të hidhet në lumë.
Pas ngjarjes, në kërkim u angazhuan forcat e policisë, pjesëtarë të Forcës Shtetërore të Reagimit ndaj Fatkeqësive (SDRF) dhe vullnetarë vendas. Operacioni vijoi në lumin Chenab, por deri në raportimet e fundit nuk ishte gjetur asnjë gjurmë e 21-vjeçares.
Rrethanat që çuan në ngjarje mbeten ende të paqarta dhe autoritetet nuk kanë bërë të ditur një motiv të konfirmuar.Sipas raportimeve, pak para se të zhdukej, Devi kishte komunikuar me babain e saj, Krishnan Lal. Ajo ishte duke u kthyer me eskortën e saj me motoçikletë dhe i kishte thënë të atit se nuk ndihej mirë dhe se do të shkonte te mjeku.
Pak më vonë, një prej personave që e shoqëronte njoftoi babain se vajza kishte vrapuar drejt urës. Lal kërkoi të fliste me të përmes telefonit dhe u përpoq të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.
Sipas dëshmisë së babait, kur ai e pyeti nëse dikush i kishte bërë apo i kishte thënë diçka, e reja u përgjigj se nuk donte që askush t’i afrohej.
Në vijim të bisedës, ajo i tha të atit se kjo ishte jeta e saj dhe se zemra i thoshte të largohej. Telefonata përfundoi me fjalët: “Mirupafshim, babi.”.
Autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e 21-vjeçares dhe hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
https://x.com/sirajnoorani/status/2096471332234133659?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E2096471332234133659%7Ctwgr%5E951cad0db2a9acf4f1a476100a63ebead2ead2bf%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsot.com.al%2Ftronditese-21-vjecarja-hidhet-ne-lume-komunikimi-i-saj-i-fundit-ishte-me-babain-mirupafshim-babi-video-i5182130
