LAJME / E Martë 8 Shtator 2026, 00:12

Sherri nisi për një grua, futbollisti 35-vjeçar he*mon shokun e ekipit

Një futbollist 35-vjeçar është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se ka helmuar një bashkëlojtar gjatë një udhëtimi të ekipit në Drezden.

Viktima, Filip 30 vjeç, u sëmur gjatë udhëtimit dhe humbi jetën një ditë më vonë në spital.

Autopsia zbuloi se shkak i vdekjes ishte helmimi, ndërsa fillimisht familjarët kishin dyshuar për helmim nga ushqimi. Hetimet më pas çuan te shoku i tij i skuadrës, i identifikuar si Marius.

Prokuroria dyshon se ngjarja mund të ketë qenë një akt hakmarrjeje.

Sipas raportimeve lokale, dy futbollistët kishin pasur konflikt për një grua, ndërsa 35-vjeçari, që ndodhet në paraburgim, nuk ka dhënë deklaratë për akuzat.