
Rasti tragjik i ndodhur mbrëmë në Rahovec, ku një i mitur humbi jetën pasi u plagos me armë zjarri, Indeksonline mëson se personi që dyshohet se aksidentalisht ka shkaktuar plagosjen është Blenis Burim Gashi, nga fshati Fortesë i Rahovecit.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Përmes një postimi në Facebook, kryetari ka shprehur dhimbjen për humbjen e të riut, duke theksuar se Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë dhe kishte ëndrra e plane për të ardhmen.
S’ka vdekje të lehtë, mirëpo vdekja e të riut 16-vjeçar, Blenis Burim Gashi nga Fortesa, dhimbjen e bën edhe më fortë dhe më të madhe.
Blenisi sapo ishte regjistruar në shkollën e mesme të mjekësisë, me ëndrra e plane për të ardhmen, por, fatkeqësisht, nuk e pati fatin t’i realizonte.
Një jetë e re, e ndërprerë shumë herët…
Ngushëlloj përzemërsisht familjen Gashi, të afërmit, shokët dhe të gjithë ata që e njohën Blenisin!
