
Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë njoftuar se një person ka humbur jetën, si pasojë e të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur pak para mesnatës të së dielës.
Sipas një njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij shteti, rasti ka ndodhur kur dy persona të armatosur, të cilët lëviznin me motor,
kanë qëlluar me armë zjarri ndaj një grupi prej pesë personash në Duqanxhik të Shkupit.
Në njoftim thuhet se si pasojë e të shtënave është plagosur 26-vjeçari A.M., i cili më vonë ka ndërruar jetë në spital.
