LAJME / E Martë 8 Korrik 2025, 21:09

Zbulohet e vërteta tronditëse: Si përfundoi 35-vjeçari në motorin e avionit në pistën e aeroportit në Itali?(detajet)

Një ngjarje tragjike dhe e pazakontë ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Milanos – Bergamos në veri të Italisë. Një 35-vjeçar humbi jetën pasi u përthith nga motori i një avioni që po përgatitej të nisej.


Policia italiane ka deklaruar për ekskluzivet se burri nuk ishte as pasagjer dhe as punonjës i aeroportit. Ai kishte hyrë në terminal duke ngarë makinën në drejtim të kundërt në rrugën për në aeroport, më pas kishte dalë nga automjeti dhe ishte futur në zonën e mbërritjeve.

Sipas dëshmitarëve, ai ka vrapuar drejt një dere emergjence që të çon në pistë, duke kaluar çdo masë sigurie. Më pas është drejtuar me shpejtësi drejt avionit të kompanisë Volotea, duke përfunduar tragjikisht në motorin që ishte në funksion.


Pavarësisht ndjekjes nga ana e policisë dhe forcave të sigurisë së aeroportit, askush nuk ka mundur ta ndalojë në kohë.

Policia po heton për të kuptuar motivet e ngjarjes, ndërsa trafiku ajror në aeroport është rikthyer në normalitet pas ndërprerjes së përkohshme të fluturimeve.


?? Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka ngritur pikëpyetje mbi sigurinë në aeroporte, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE