
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka zbuluar detaje të reja tronditëse në lidhje me aksionin e fundit të SPAK në Durrës, që çoi edhe në arrestimin e Enea Kumes, vëllai i deputetit të sapozgjedhur të Partisë Socialiste, Loer Kume.
Sipas Lalës, rasti nuk lidhet me tjetërsimin e pronave, por me një dosje shumë më të ndërlikuar që ka dalë nga zbërthimi i aplikacionit të komunikimit të enkriptuar SKY ECC, i cili po ndihmon autoritetet në dokumentimin e ngjarjeve të rënda kriminale në vend.
Në këtë rast, bëhet fjalë për një ngjarje të rëndë që daton në janar të vitit 2021, ku u vra Edmir Bregu. Sipas hetimeve të SPAK, kjo ngjarje dyshohet të jetë një vrasje për hakmarrje, me lidhje të drejtpërdrejta me grupin e njohur të Avdylajve.
Lala tregoi se motivi i vrasjes vjen pas një përplasjeje të fortë mes grupeve kriminale. Nipi i Astrit Avdylit, Aldo Avdyli, ishte vendosur më herët në shënjestër për t’u eliminuar dhe dyshohet se pas kësaj qëndronte vetë Edmir Bregu.
Në shenjë hakmarrjeje, Astrit Avdyli, një emër i njohur i botës së krimit që ka dalë edhe në përgjime me ish-kryebashkiakun Vangjush Dako, ka urdhëruar eliminimin e Bregut.
Në këtë skemë, sipas SPAK, Enea Kume ka luajtur rolin e informatorit të grupit kriminal. Ai dyshohet se ka dhënë informacion për lëvizjet e Edmir Bregut, duke ndihmuar në përgatitjen dhe realizimin e atentatit.
Për këtë arsye, ai është arrestuar si i përfshirë në një grup të strukturuar kriminal, që vepronte me qëllim eliminimin fizik të kundërshtarëve. Për ekzekutimin e Bregut, rolin e vrasësit dyshohet ta ketë pasur Alfred Doka, i cili besohet se ka vepruar kundrejt një pagese, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
