
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Qafë-Kasharit, te mbikalimi i Rinasit.
Në aksident janë përfshirë tre automjete. Nga pamjet dhe informacionet paraprake nga vendngjarja, një prej mjeteve ka përfunduar i përmbysur anash rrugës, ndërsa një tjetër ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Edhe një automjet luksoz, i përfshirë në përplasjen mes tre mjeteve, ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije se në zonë kanë mbërritur ambulanca dhe shërbimet e Policisë.
Në pamje duket gjithashtu një person që po shoqërohet me barelë drejt ambulancës, ndërsa ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një person të lënduar nga aksidenti.
View this post on Instagram
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin dhe nuk dihet numri i personave që mund të jenë lënduar apo cila është gjendja e tyre. /JOQ Albania
