LAJME / E Mërkurë 2 Shtator 2026, 20:08

Edi Rama jep lajmin e madh për gjithë bizneset shqiptare! Nga sot e mbrapa askush nuk do guxojë tu ...

Kryeministri Edi Rama, në një video në rrjetet sociale, ka bërë me dije disa ndryshime për Inspektoratet. Rama bën me dije se tashmë inspektorët nuk mund të zhvillojnë më kontrolle pa e paralajmëruar biznesin që do t’i nënshtrohet inspektimit.

Po ashtu, kryeministri bëri thirrje për shmangien e gjobave, që sipas tij duhet të jenë arma e fundit përballë bisneseve.

Ndërsa më tej, kreu i qeverisë tha se kujtdo biznesi që i vjen një inspektor pa paralajmërim për një kontroll rutinë nga cilido inspektorat, duhet ta denoncojë te Inspektori i Përgjithshëm.

Gjithashtu, në fund, Rama deklaron se çdo inspektor që do të zhvillojë kontrolle do të jetë i pajisur me kamerë inteligjente dhe i veshur me uniformë.

“Shteti që hyn në derën e njerëzve, duhet t’i bëjë ata krenarë për taksat që ata që i paguajnë këtij shteti”, thekson ai në videon në rrjetet sociale.

Rama: Kontrollet e inspektimeve duhet të kalojnë testin e “Besës”. E para, nuk duhet të ketë më kontrolle pa paralajmërim. Inspektori nuk vjen te dera si skenë krimi, por si shteti që të njofton, të mbikëqyr dhe të ndihmon të korrigjohesh.

Qëllimi ynë nuk është që t’i kapim në gabim, por t’i ndihmojmë në respektimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve që janë interesin tonë të përbashkët.

E dyta, gjoba ndaj një biznesi është arma e fundit dhe kurrë një shpatë shantazhi mbi sipërmarrësit, duke gjetur një mënyrë tjetër për ta shmangur gjobën. Kush nxjerr gjobën përpara fjalës së mirë, nuk po e mbron shtetin, por po e turpëron atë.

E treta, kujtdo që i vjen një inspektim pa paralajmërim për një kontroll rutinë nga cilido inspektorat, duhet ta denoncojë te Inspektori i Përgjithshëm. Kjo nuk është ankesë, por është një e drejtë.

Dhe së shpejti, çdo inspektor që troket te dera e çdo tatimpaguesi do të jetë i pajisur me kamerën inteligjente të trupit dhe i veshur me uniformë, që ta dish se kush është, kë përfaqëson dhe që ai vetë ta dijë se në çdo minutë të punës së tij është i mbikëqyrur nga Inspektorati i Përgjithshëm.

Shteti që hyn në derën e njerëzve, duhet t’i bëjë ata krenarë për taksat që ata i paguajnë këtij shteti.