LAJME / E Mërkurë 2 Shtator 2026, 20:08

Ndahet nga jeta profesor i njohur ne vend, autor i botimit madhor

Muharrem Dezhgiu, profesor dhe studiues i njohur i Institutit të Historisë, është ndarë nga jeta këtë të mërkurë në moshën 82 vjeçare. Lajmin e konfirmojnë kolegët e Institutit, të cilët i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

Profesor Dezhgiu lindi në fshatin Guri i Bardhë, Mat, më 1 shtator 1944. Ai u angazhua me përkushtim për shkrimin e historisë sonë kombëtare dhe është autor i një sërë botimesh, si:

Veprimtaria e shtetit të ri të demokracisë popullore (maj-nëntor 1944), Shqipëria në luftë (1939-1944), (studime dhe refleksione), Anastas Lula – disidenti i parë në PKSH, Historia e Shqipërisë dhe e shqiptarëve, (bashkautor), Shqipëria nën pushtimin italian (1939-1943), Shqipëria nën pushtimin gjerman (shtator 1943 – nëntor 1944).

Profesor Muharrem Dezhgiu gjithashtu është ndër autorët kryesorë të botimit madhor të Institutit të Historisë, Historia e shqiptarëve gjatë shekullit XX, si dhe bashkautor në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar.