LAJME / E Mërkurë 2 Shtator 2026, 20:08

Lajm i mirë! Meteorologia: Nuk ka vjeshtë. Ja kur largohet i nxehti afrikan…

Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave deklaroi se Shtatori do të jetë një muaj i nxehtë dhe me temperatura me vlera mbi mesataren.

“Do të jetë një shtator i nxehtë. Ky vit do të jetë nxehtë deri në fund për shkak të ndryshimeve klimatike nuk do te kemi vjeshte”, tha Gjoni.

Në 2 javët e para Gjoni thotë se temperaturrat maksimale do të jenë të larta si në zonat bregdetar dhe në ato të ulëta e malore.

Ashtu si gushti, Anira Gjoni shton se edhe ky muaj do të jetë i thatë, pavarësisht reshjeve të dobëta të shiut që do të ketë në zonat malore. Sa i përket javes së fundit të shtatorit Gjoni nënvizoi se temperaturat do të vijojnë të ulen.

“Në zonat bregdetare temperatuara maksimale është 36 gradë celcius, minimalja është 23 gradë. Në zonat e ulëta 35 temperaturat maksimale, 22 ato minimalet. Në zonat malore temperaturat makismale arrijnë vlerën 30-31 gradë celcius, kurse ato minimalet do të jenë 15 gradë”, tha Gjoni.