
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për dorëheqjen e Evis Salës, nga posti si ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke e falenderuar atë për kontributin në qeverinë e tij.
“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar”, shkruan ai.
Bie në sy se në reagimin e kryeministrit nuk ka qejfmbetje, por mënyra e ngrohtë sesi tentohet të përcillet mesazhi i tij i falenderimit, tregon se përfundimi i mandatit të Evis Salës ka pasur edhe mirëkuptim nga Edi Rama.
“Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, përmbyll ai.
Më herët këtë të mërkurë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala konfirmoi personalisht përfundimin e detyrës në Shqipëri. Përmes një video-mesazhi, ajo falenderon kryeministrin Edi Rama për besimin, por thotë se do të ndjekë disa angazhime ndërkombëtare.
“Sot ishte mbledhja ime e fundit si anëtare e kabinetit qeveritar, pasi kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare të rëndësishme në fushën time të ekspertizës: onkolologji – inteligjencë artificiale – inovacion”, shkruan ndër të tjera Sala.
