LAJME / E Mërkurë 26 Gusht 2026, 22:10

U lokalizua në Elbasan dhe u arrestua në Durrs, detaje nga prangosja e Ergys Agas! Ja kush e shoqëronte biznesmenin

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i Ergys Agas, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të dosjes AKSHI.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se së bashku me Agasin u arrestua edhe Ulian Shpataraku, një ish-oficer policie.

Sipas Lalës, Agasi dhe Shpataraku u gjetën fillimisht në Elbasan, ku ishin së bashku në një automjet. Më pas ata udhëtuan për në Durrs, ku u kapën nga policia në zonën e Plepave.

Sipas raportit, Shpataraku dyshohet se ka mbështetur autorin e krimit, në këtë rast Ergys Agasit.


Shpataraku, sipas gazetares Lala, ishte njeri i besuar i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe dyshohet se ka pasur ndikim të konsiderueshëm brenda strukturave të Policisë së Shtetit.

Gjatë operacionit, u sekuestruan edhe disa sende personale, përfshirë çanta, por ende nuk dihet se çfarë përmbanin ato.

Operacioni vazhdon dhe në orët në vijim pritet një deklaratë zyrtare nga Policia, e cila pritet të japë më shumë detaje mbi arrestimet dhe akuzat ndaj dy personave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE