
Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën pas një zjarri të fuqishëm që përfshiu banesën e tyre dy-katëshe mëngjesin e së mërkurës, 26 gusht.
Katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike në spital, bëri të ditur shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden. Bilanci është konfirmuar edhe nga mediat lokale amerikane, citon noa.al.
Alarmi për zjarrin në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road, u dha rreth orës 05:15 të mëngjesit. Kur ekipet e emergjencës mbërritën, kati i parë i banesës ishte përfshirë nga flakët, ndërsa kati i dytë ishte mbushur me tym.
Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin nga ndërtesa. Gjatë kontrollit të banesës, zjarrfikësit gjetën tre fëmijët e tjerë pa shenja jete.
Një fqinj i tha News4JAX se njerëz të pranishëm në vendngjarje ndihmuan në shpëtimin e një foshnjeje dhe një të rrituri, të cilët dolën nga një dritare e katit të dytë.
Të afërmit që mbërritën në vendngjarje thanë për mediat amerikane se familja është me origjinë nga Shqipëria dhe se fëmijët janë djem.
Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë edhe gjyshërit e fëmijëve, Alia dhe Artan Sulollari, të dërrmuar nga tragjedia pranë banesës në 4431 Windergate Drive. Fotografitë e shpërndara nga USA Today Network dokumentojnë momentet dramatike pas zjarrit dhe konfirmojnë se banesa ku ndodhi tragjedia ishte shtëpia e nipërve të tyre.
Flakët u vunë nën kontroll rreth orës 05:40, por banesa pësoi dëme të rënda, ndërsa u prekën edhe dy njësi ngjitur. Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për të ndihmuar personat e mbetur pa strehë.
Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur shkakun e zjarrit dhe hetimet vijojnë.
“Nuk ka fjalë që mund ta lehtësojnë peshën e një mëngjesi si ky”, deklaroi Departamenti i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, duke shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave dhe solidaritet me të plagosurit dhe personat e zhvendosur.
Çfarë raportuan sot mediat amerikane
Tragjedi për familjen shqiptare në SHBA/ Tre fëmijë humbin jetën në zjarr, gjyshërit shpërthejnë në lot para shtëpisë së shkrumbuar
Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën dhe katër persona të tjerë mbetën në gjendje kritike pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, 26 gusht.
Bilanci i konfirmuar nga autoritetet është tre fëmijë të vdekur, ndërsa dy fëmijë të tjerë dhe dy të rritur janë dërguar në spital në gjendje kritike. Zjarri shpërtheu në një banesë dykatëshe në Windergate Drive, pranë Old St. Augustine Road.
Mediat amerikane kanë publikuar tashmë një seri pamjesh nga vendi i tragjedisë, ku shfaqen edhe familjarët shqiptarë të fëmijëve.
Në fotografitë e realizuara nga Doug Engle për “Florida Times-Union”, Alia Sulollari shihet duke qarë e dërrmuar pasi mbërrin pranë shtëpisë së nipërve të saj. Në krah të saj ndodhen bashkëshorti Artan Sulollari, një e afërme e identifikuar si Kesi dhe kolegia Erina Troci, të cilët përpiqen ta ngushëllojnë dhe ta ndihmojnë të largohet drejt automjetit.
Në një tjetër moment, Artan dhe Alia Sulollari shihen duke kërkuar informacion për atë që kishte ndodhur me familjen e tyre, ndërsa zona vazhdonte të ishte e rrethuar nga ekipet e emergjencës.
Pamjet nga jashtë banesës e bëjnë edhe më të rëndë skenën: pranë ndërtesës së dëmtuar nga flakët shihen një kosh basketbolli dhe lodra fëmijësh të mbetura në oborr.
Sipas shefit të Jacksonville Fire and Rescue Department, Percy Golden, alarmi për zjarrin u dha rreth orës 05:15. Kur zjarrfikësit mbërritën, u përballën me flakë të fuqishme në katin e parë dhe tym të dendur në të dytin. Dy të rritur dhe dy fëmijë kishin arritur të dilnin, ndërsa gjatë kërkimeve brenda ndërtesës ekipet gjetën tre fëmijët e tjerë të pajetë.
Të afërmit që mbërritën në vendngjarje u thanë mediave lokale se familja është nga Shqipëria dhe se fëmijët janë djem.
Një fqinj ka treguar gjithashtu se banorët e zonës u përfshinë në përpjekjet dramatike të shpëtimit, duke ndihmuar një foshnjë dhe një të rritur që dolën nga një dritare e katit të dytë.
Zjarri u vu nën kontroll pak para orës 05:40, por banesa u dëmtua rëndë dhe flakët prekën edhe njësitë fqinje. Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për të ndihmuar personat e zhvendosur nga banesat. Autoritetet po hetojnë ende për të përcaktuar shkakun e zjarrit.
Departamenti i Zjarrfikësve të Jacksonville e ka përshkruar ngjarjen si një tragjedi të jashtëzakonshme, duke shprehur ngushëllime për familjen që humbi tre fëmijët dhe mbështetje për të plagosurit.
Foto Reuters: Alia Sulollari, në qendër, qan me dënesë pasi mbërriti në shtëpinë e nipërve dhe mbesave të saj në adresën 4431 Windergate Drive në Jacksonville, Florida, të mërkurën, më 26 gusht 2026. Ajo ngushëllohet nga kushërira e saj, Kesi, majtas, dhe një kolege, Erina Troci, djathtas. Tre fëmijë kanë vdekur, dy të tjerë në gjendje kritike dhe dy të rritur po ashtu në gjendje kritike pas një zjarri dykatësh në një shtëpi në Windergate Drive pranë Rrugës Old St. Augustine, sipas Shefit Percy Golden të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
