LAJME / E Mërkurë 26 Gusht 2026, 23:11

Në dorë mbante orën që kushton sa një vilë në det! Klodiana Lala zbulon detajet e papritura: Ja çfarë po i bëjnë agjentët e BKH në "birucë!

Zbardhen detaje të reja lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Ergys Agasi gjatë aksionit të policisë, ndërsa organet e drejtësisë kanë nisur menjëherë veprimet procedurale pas kapjes së tij.

Sipas detajeve të zbardhura nga gazetarja Klodiana Lala, Ergys Agasi po merret aktualisht në pyetje nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Në vijim, ai pritet të dalë përpara Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg.

Krahas Agasit, gjatë të njëjtit operacion është prangosur edhe Ulian Shpataraku, një ish-zyrtar i policisë i konsideruar si person i besuar i ish-drejtorit të policisë, Ilir Proda.

Lala shtoi se Prokuroria e Posaçme ka zgjeruar hetimet dhe po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë apo bashkëpunëtorëve që e kanë ndihmuar Agasin gjatë kohës që ishte në arrati, duke ushtruar kontrolle dhe veprime operative për kapjen e tyre.

Momentet e arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi kanë nxjerrë në pah një detaj që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik: orën luksoze që ai mbante në dorë teksa agjentët e Operacionales i vinin prangat.

Bëhet fjalë për një orë të markës me famë botërore “Richard Mille”, një nga emrat më ekskluzivë dhe më të shtrenjtë në industrinë e orëbërjes luksoze.

Në varësi të modelit, çmimi i një ore të tillë nis nga rreth 150 mijë euro, ndërsa modelet më të rralla arrijnë lehtësisht vlerën e 300-400 mijë eurove. Për seritë më ekskluzive, çmimi mund të shkojë deri në 2-3 milionë euro.

Mbajtja e një aksesori që kushton sa një shtëpi luksoze në momentin kur po prangosej nga policia është një detaj që, më shumë se çdo fjalë, tregon përmasat e pasurisë dhe luksit me të cilin rrethohej i shumëkërkuari i SPAK-ut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE