
Policia spanjolle ka arrestuar në Tarragona të Katalonjës, shqiptarin Taulant Toma, 42 vjeç, i njohur me nofkën "magjistari i arratisjeve" dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Sipas mediave ANSA, arrestimi u krye të dielën, më 23 gusht, por u njoftua zyrtarisht vetëm sot.
Burime hetimore konfirmojnë se gjatë ndalimit personi i kërkuar i ka bërë rezistencë të fortë policisë. Taulant Toma ka gjithsej katër arratisje nga institucionet e vuajtjes së dënimit në Evropë, një shifër që tejkalon edhe “rekordin” e kriminelit të njohur italian Felice Maniero.
Arratisja e tij e parë ishte në vitin 2009 nga një burg në Terni të Italisë, ku u kap pas disa muajsh në Pavia. Në vitin 2013, ai iku nga rojet në një burg të sigurisë së lartë në Parma dhe iku në Belgjikë.
Dy vjet më vonë, në vitin 2015, ai u arratis nga një burg në rajonin flamand të Belgjikës përpara se të ekstradohej përsëri në Itali.
Arratisja e tij e katërt dhe më e fundit ndodhi më 7 dhjetor 2025, nga burgu i sigurisë maksimale në Operan e Milanos. Toma çau në heshtje hekurat e qelisë së tij në katin e tretë dhe u ul në oborrin e brendshëm me çarçafë të lidhur që i kishte mbledhur gradualisht.
Për të kapërcyer murin rrethues 6 metra të lartë, ai ndërtoi një shkallë me shkopinj fshesë dhe shirit ngjitës dhe përdori një grep hekuri të fiksuar brenda burgut.
Për këtë incident, Prokuroria ka vënë nën hetim edhe shokun e tij të qelisë, një 25-vjeçar, i cili dyshohet se e ka ndihmuar duke mbajtur roje ose duke krijuar një "piramidë njerëzore". Toma duhet të vuajë edhe 22 vjet burg dhe dënimi i tij pritet të përfundojë në vitin 2048, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
