
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit, të cilët u kapën duke i marrë 20 mijë lekë një drejtuesi mjeti dhe t’i kthehej patenta dhe të shmangej masa administrative për shkeljen e konstatuar.
Në pranga kanë rënë D. B., 25 vjeç, dhe E. K., 23 vjeç, të dy efektivët me detyrë në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.
Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
Policët kapen “mat” në Tiranë, momenti kur njëri prej tyre i merr me “stil” shoferit 20 mijë lekëshin (VIDEO)
AMP bën me dije se ka nisur hetimet pas publikimit të pamjeve filmike, të cilat u analizuan dhe u verifikuan nga strukturat hetimore të Agjencisë.
Po ashtu në njoftim theksohet se vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
AMP arreston në flagrancë dy punonjës policie të Komisariatit Nr. 3, Tiranë, për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre
Drejtoria Rajonale Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë kompetente, ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të Policisë së Shtetit të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 259, 248 dhe 25 të Kodit Penal.
– D. B, 25 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë;
– E. K, 23 vjeç, me gradën Inspektor, me detyrë trupë shërbimi në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë.
Hetimi ka nisur menjëherë pas publikimit, më datë 16.07.2026, të pamjeve filmike në rrjetin social “Jeta është Qef”, të cilat u analizuan dhe u verifikuan në mënyrë të plotë nga strukturat hetimore të AMP-së.
Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe dokumentimin e përgjegjësisë penale të personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, në funksion të veprave penale të parashikuara nga nenet 244 dhe 301 të Kodit Penal.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore mbetet plotësisht e angazhuar në luftën kundër korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe çdo forme tjetër paligjshmërie nga punonjësit e Policisë së Shtetit.
Falënderojmë qytetarët dhe median për kontributin e tyre në denoncimin e rasteve të shkeljes së ligjit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
