
Ish-zyrtari i lartë socialist, Arben Ahmetaj në një rrëfim nga Zvicra ka premtuar se do të kthehet nga arratia për t’u përballur me drejtësinë dhe kryeministrin Edi Ramën, atë që ai e ka cilësuar si një “yll” që ndriçonte shpresat e shqiptarëve dikur, ndërkohë që tani e ka zhytur vendin në errësirë.
“Një ditë do vij unë në Tiranë, por nuk do vij për segmentet e SPAK. Le të mundohen jo po ekstraidm jo, do vij vetë do përballem ,kur të çlirohet”, tha Ahmetaj ndër të tjera.
E kam dashur sikur ta kisha vëllain tim dikur. As ma mori mendja që do kthehej nga ai yll iqë do ndriçonte në njeriun që e zhyti Shqipërinë në errësirë dhe ja dorëzoi krimit të organizuar. Kam dhe një falje tjetër.
Unë po vuaj mëkatin tim të besimit ndaj këtij. I kërkoj dhe një të falur Fatos Lubonjës. I kërkoj të falur se e kam paragjykuar dikur kur fliste për të dhe i kanë dalë të gjitha fjalët.
Kreu i organizatës le ti organizojë të gjithë, çfarë të dojë ky, këtu jam unë. Një ditë do vij unë në Tiranë, por nuk do vij për segmentet e SPAK. Le të mundohen jo po ekstradim jo, do vij vetë do përballem ,kur të çlirohet. Dhe po i them protestës mos e ndaloni edhe kur ky të bjerë, deri në qeveri teknike. Popull shqiptar mos e ndaloni protestën, deri kur të krijohet një qeveri teknike.
Në ditën e 100-të të protestës së të ashtuquajtur “Revolucioni i Flamingove”, ka reaguar për herë të parë edhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Nga arratia, ai ka përshëndetur këtë protestë, duke e cilësuar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme dhe më të bukura për shoqërinë shqiptare.
Duke pranuar se është i përfshirë në protestë, jo fizikisht, por shpirtërisht, Ahmetaj ka deklaruar se ajo përfaqëson, sipas tij zgjimin e ndërgjegjes kombëtare dhe shpresën se shqiptarët mund të marrin fatin e tyre në duart e tyre.
Nga Zvicra ku dhe sipas tij ndodhet për shkak të akuzave që Edi Rama ka ngritur ndaj tij, me ndihëmn dhe të drejtësisë, Ahmetaj i ka bërë thirrje popullit shqiptar që të mos bëjnë mbrapa, pasi nëse “protesta vdes, edhe Shqipëria do të vdesë”.
Ahmetaj: Unë nuk jam aspak i jashtëm dhe jam totalisht i përfshirë, edhe pse fizikisht nuk jam. Jam i përfshirë me të gjithë shpirtin tim. Unë jam student i Dhjetorit, me kontributin tim shumë modest. Jam student i grevës së urisë dhe të gjithë jetën time, brenda vetes, ka qenë kjo që jam krenuar brenda vetes.
Peka: Keni kontakt me njerëz brenda protestës?
Ahmetaj: Kam një kontakt me një familjar timin që shkon çdo ditë. Flas me të, kam kontakt dhe thotë që kam gjetur shpirtin dhe zemrën. Por nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me Shqipërinë. Protesta që vazhdon prej tre muajsh në rrugët e Tiranës është gjëja më e bukur që i ka ndodhur shpirtit të Shqipërisë dhe Shqipërisë. Mund të numërojmë NATO-n, heqjen e vizave, suksese të tjera, por ky është suksesi më i madh i një shoqërie që rrezikonte të humbte shpirtin. Ata burra dhe vajza, gra dhe djem, që ky i përqesh dhe i quan sorra dhe çfarë të duash ti, janë pulsi spektakolar i ndërgjegjes së Shqipërisë dhe kombit shqiptar, pasi aty ka dhe nga diaspora.
Protesta, unë asnjëherë nuk e kam humbur shpresën. Shqiptarët do të marrin fatin e tyre në duar. Kjo që i ka ndodhur shqiptarëve me kreun e organizatave është një gjëmë e madhe. Ky po shkatërron Shqipërinë, çfarë i del përpara, që të zgjasë një ditë në karrige dhe segmente të drejtësisë e ndihmojnë që të bëjë këtë që ka bërë deri më sot. Të kishte SPAK tamam, ore i rroftë Belindit, Gazit, apo dhe qoftë dhe Saliut, që më ka rënë në qafë tërë jetën me padrejtësi, që bëjnë këto beteja.
Protesta i ka dhënë mësim të gjithë Shqipërisë, edhe opozitës. Dhe nëse ky arrin të gëlltitë protestën, nuk ka Shqipëri. Nëse mbytet protesta, të dashur shqiptarë, u mbyt Shqipëria, fitoi kanceri. Në shesh është shpirti i shqiptarëve, është zgjuar ndërgjegjja kombëtare. U mbyt protesta, mbaroi Shqipëria, kaq po ju them. Këto pasqyra, Besa, janë talljet e tij me shqiptarët.
