LAJME / E Premte 3 Tetor 2025, 13:01

Turp, 8 lekë të vjetra më ra”, të moshuarit shprehen të revoltuar me indeksimin e pensioneve

Si çdo fillim muaji pensionistët shpejtojnë në zyrat e postës në Vlorë për të tërhequr sa më parë pensionin. Këtë muaj bashkë me pensionin kanë marrë edhe shtesat si pasojë e indeksimit në masën 2,5 për qind.

Por indeksimi i radhës i gjen me të njëjtat probleme dhe me të njëjtin qëndrim mbi vlerën e indeksimit. Më shumë sesa të tregojnë duket sikur protestojnë ndaj situatës ekonomike në të cilën janë.

“Ka me 90 mije lekë këtu marrin 1500 lekë. I thonë 50 lekë në ditë. Ça do bëjë, merri hidhi poshtë. Ç’i do, kot është.”

Turp, turp i madh. Urdhëro, ça do marr. Kaq marrë unë, 8 lekë të vjetra më ka vënë mua.”

“2800 lekë më dha. Është gjynah nga Zoti. Pse tallen me ne. Jemi sot për nesër, të sëmurë, të… Tallje e quaj. Se i thahet buza pensionistit për një kokërr dardhë.”

Vlera mesatare e pensioneve në Vlorë është rreth 12 mijë lekë të reja, dhe indeksimi në masën 2,5 për qind ka çuar në xhepat e pensionistëve rreth 300 lekë më shumë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE