LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 19:07

E rëndë në vend! 5 vajza të mitura rrethojnë ...

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në Drenas të Kosovës, ku disa të mitura janë përfshirë në një konflikt fizik mes tyre.

Referuar pamjeve të shpërndara nga mediat vendase, të miturat duken në video duke u grushtuar mes tyre. Ndërsa në një moment, 5 prej tyre rrethojnë njërën dhe e gjuajnë me grushte e pastaj e kapin nga flokët.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë mësohet se ka reaguar dhe Policia e Kosovës, ku përmes një deklarate për mediat kanë bërë me dije se janë intervistuar personat e përfshirë në këtë përleshje.

“Duke ju falenderuar për bashkëpunimin ju njoftojmë se kemi trajtuar informatën e pranuar nga ana juaj. Bëhet fjalë për videon që keni përcjellë ku shihet një përleshje në mes të disa personave (të mitura). Rasti ka ndodhë në një qendër tregtare në Drenas.

Menjëherë hetuesit policor kanë identifikuar dhe intervistuar personat e përfshirë dhe është iniciuar rast. Aktualisht për rastin e cilësuar Sulm, po ndërmerren veprime të mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë Flora Ahmeti për Klankosova.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE