LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 22:10

I FUNDIT/ 30-vjeçarit i ngulin kaçavidën në kraharor, mjekët në luftë me kohën për ta mbajtur në jetë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit, prej ku mësohet se ka mbetur i plagosur një 30-vjeçar.

Burime për mediat kanë bërë me dije se i riu është transportuar me një automjet privat drejt Spitalit Rajonaltë qytetit, pasi dyshohet se është plagosur me kaçavidë në pjesën kraharorit.

Autori i ngjarjes mësohet të ketë rënë në prangat e bluve pas verifikimit të kamerave në zonën ku ndodhi plagosja.

30 vjeçari raportohet të jetë në gjendje të rëndë dhe është momentalisht në sallën e operimit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore nga mjekët.

Në ambientet e spitalit ndodhen edhe forcat e Policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të verifikuar dhe zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Ende nuk ka informacione në lidhje me shkaqet që kanë çuar në plagosjen e të riut, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE