LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 21:09

Njofton ministri Murati, sapo dha lajmin e madh

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se buxheti i ndarë për komunat e Kosovës pritet të rritet në 907 milionë euro në vitin 2027.

Murati ka njoftuar se Ministria e Financave javën e kaluar ka lëshuar qarkoren e dytë buxhetore për komunat, përmes së cilës përcaktohen kufijtë buxhetorë për secilën komunë.

Sipas tij, rritja e buxhetit komunal është mundësuar nga rritja e të hyrave buxhetore.“Falë performancës së jashtëzakonshme të të hyrave buxhetore përgjatë viteve të fundit, është krijuar hapësira fiskale për rritje të vazhdueshme të buxhetit që u ndahet komunave”, ka shkruar Murati.

Ai ka krahasuar nivelin e buxhetit komunal me atë të vitit 2021, duke theksuar se atëherë komunat kishin në dispozicion 546 milionë euro.“Nga 546 milionë euro sa e kishim gjetur në vitin 2021, buxheti i ndarë për komunat do të shkojë në 907 milionë euro në vitin 2027”, ka deklaruar Murati.

Rritja e paralajmëruar për vitin e ardhshëm përfaqëson një shtesë prej rreth 361 milionë eurosh krahasuar me nivelin e vitit 2021, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE