LAJME / E Martë 18 Gusht 2026, 21:09

Lajm i zi! Aksidentohen me makinë, vdes producenti bashkë me gruan, shumë të famshëm të medias (foto)

Producenti i njohur francez i filmit Nicolas Altmayer dhe partnerja e tij, drejtoresha e marrëdhënieve me publikun në Dior, Mathilde Favier, kanë humbur jetën pas nëj aksidenti automobuiklistik në Francë, të regjistruar pasditen e djeshme. Altmayer ishte 61 vjeç dhe Favier ishte 57 vjeç.

Sipas raportimeve të mediave të huaja mjeti i tyre u përplas me një automjet të rëndë mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt ndërsa po parakaloin një automjet tjetër. Altmayer dhe Favier po udhëtonin nga Cabourg për në Île de Ré, ku Favier zotëronte një shtëpi.

Nicolas Altmayer ishte një nga producentët më të rëndësishëm të kinemasë së pavarur në Francë. Bashkë me vëllain e tij Eric, ai drejtonte shtëpinë e suksesshme të prodhimit Mandarin & Compagnie.

Ndër prodhimet e tij më të njohura ishin “OSS 117: Cairo, Nest of Spies” dhe “OSS 117: Lost in Rio” të Michel Hazanavicius, të dyja me protagonist Jean Dujardin, si dhe “Brice de Nice” me protagonist Dujardin. Ai gjithashtu prodhoi një sërë filmash të Ozon, duke përfshirë “Young & Beautiful”, “The New Girlfriend”, “Frantz”, “By Grace of God”, “Summer of 85” dhe “Everything Went Fine”.

Ndërsa bashkëshortja e tij Mathilde Favier, gjatë 14 viteve të fundit shërbeu si drejtoreshë e marrëdhënieve me publikun dhe të VIP-ave për markën e njohur të luksit Dior Couture. Ajo është konsideruar si imazh i elegancës parisiene dhe kishte lidhje të ngishta me shumë yje të Hollivudit.

“U trishtova thellësisht kur mësova për ndarjen tragjike dhe të papritur nga jeta të Mathilde Favier, e cila i kushtoi kaq shumë vite vënies së pasionit, energjisë dhe talentit të saj në shërbim të shtëpisë së modës Dior ”, citohet të ketë thënë Bernard Arnault, kryetar dhe drejtor ekzekutiv i kompanisë mëmë të Dior.

Vdekja e papritur e producentit Nicolas Altmayer ka sjellë reagime të shumta dhe mesazhe të ndjera nga bota e kinematografisë dhe e politikës në Francë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE